Partia Liberal-Demokratike (PLD) mbajti dje në mbrëmje seancën e parë të Kryesisë Qendrore pas zgjedhjeve, në të cilën mori vendim për t’i dhënë mbështetje të plotë kryetares Monika Zajkova dhe kryesisë për ta udhëhequr dhe përfaqësuar partinë në veprimet e ardhshme.
Në seancë, PLD-ja shqyrtoi Raportin për përgatitjet, performancën dhe rezultatet e partisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 të dorëzuar nga Shtabi Qendror Zgjedhor.
Siç bëjnë me dije nga partia, PLD në Kuvend do të veprojë në mënyrë të pavarur si më parë, dhe do të mbështesë gjithçka që do të thotë përparim të shtetit në rrugën e reformave dhe integrimeve evropiane dhe do të sjellë përfitim për qytetarët.