Deklaratat e partive politike shqiptare në lidhje me fatin e Platformës u lënë në harresë nga vokabulari i partive me formimin e qeverisë së re.
Politikologu Xhenis Sulimani, për Almakos ka deklaruar se ajo duhej të ishte pikënisje e besimit ndaj politikanëve shqiptar, edhe pse ata në çdo cikël zgjedhor kanë dështuar në këtë drejtim.
“Përmbajtja e Platformës në realitetin politik të Maqedonisë ishte e paaplikueshme, duke pasur parasysh se shqiptarët nuk kishin numra për të bërë ndryshimet e përmendura në programin e përbashkët dhe të njëjtën e përdorën më shumë për të treguar muskuj se sa politikë të mençur dhe të aplikueshme”.
Ndërkaq, theksoi se fati i Platformës është vetëm historia, pa ardhmëri.
“Platforma tashmë është argument plus pse nuk duhet pasur besim te politikanët shqiptar. Tani fati i Platformës është historia dhe jo ardhmëria”, tha Sulejmani për Almakos.
Ai më tej shtoi se nga pikat aty vetëm çështja për gjuhën shqipe mund të diskutohet, por e njëjta jo për ta garantuar dygjuhësinë në Maqedoni, por për ta avancuar gjuhën shqipe.
Edhe Arben Llabënishta Nënkryetar i Lëvizjes Besa, i ftuar ne nje panel televiziv emisionin ‘Rruga drejt’ i shtroi dilemen Nënkryetarit te BDI-së Nevzat Bejtës rreth fatit të Deklaratës. Ku mbeti Platforma e Partive Shqiptare në Qeverinë e re, dhe ku mbeti zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe?
Llabënishta me tej shton se BESA është e qëndrueshme në veprimet e saj, dhe se kjo Lëvizje ka përgjegjësi para 60 mijë votuesve. Ai potencoi se BESA vepron me shumë maturi, ndërsa ky numër i votuesve për çdo ditë e më shumë rritet, duke shtuar se BESA ishte ajo që e ndaloi formimin e Qeverisë VMRO dhe BDI.
Llabënishti hodhi dyshimin mbi karakterin reformator të qeverisë së re.
“S’kemi të bëjmë me një qeveri reformatore. Thash një qeverisje e cila mes partive politike që do të bëjnë koalicionin qeverisës nuk ndërtohet mbi bazë të principeve dhe mbi bazë të programeve të tyre nuk mund të pritet që këta të jenë nesër partner. Nuk mund të pritet të ketë vendim-marrje konsensuale. Nuk mund të pritet që të ketë pushtet të balancuar, nuk mund të pritet që interesat e shqiptarëve kështu si i kemi diskutuar ne deri tani të bëhen realitet” – theksoi Arben Llabënishti, Nënkryetar i Lëvizjes Besa.
/Almakos.com
Haxhere Fejzulla