VMRO-DPMNE-ja dhe opinionistët maqedonas po flasin me një gjuhë të përbashkët rreth Platformës së përbashkët të shqiptarëve. Si duket atyre iu ka bërë therrë në sy edhe kryeministri shqiptarë, Edi Rama të cilin e akuzonin se po shkel sovranitetin e Maqedonisë.
I fundit i cili ka reaguar ndaj platformës, ka qenë ish ambasadori maqedonas, Risto Nikovski. Sipas tij kjo platformë paraqet goditje shtetërore.
“Tash kur platforma e tyre është publike, kjo defakto, ndoshta do të tingëllon ashpër, por mendoj se paraqet goditje shtetërore. Do të thoni se janë fjalë të rënda, por këta janë shqiptarët e vërtetë që në formë më të mirë e sqarojnë situatën”, kështu është shprehur në një emision televiziv të tv Nova, ish ambasadori maqedonas, Risto Nikovski.
Ndryshe sipas tij, realizimi i platformës së përbashkët të shqiptarëve do të shënon fundin e shtetit maqedonas. Në ndërkohë ai kërcënoi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se në rast se formon qeveri nën kushte të zbatimit të kësaj platforme do të ballafaqohet me popullin maqedonas.
“Kyçe në gjithë këtë është se shqiptarët i qelën gjitha kartat, dhe për këtë duhet të jemi falënderues shqiptarëve. Tash më nuk bëhet fjalë për fshehtësi, të drejta njerëzore, barabarëzi për shqiptarët dhe të tjera, por kjo platform realisht është pjesë e projektit të madh për shqipëri etnike, dhe në një farë mënyre finalizim i saj. Realizimi i kësaj platforme, paraqet fundin e shtetit maqedonas, dhe nëse Zaev pranon kushtet e shqiptarëve do të ballafaqohet me popullin”, shtoi Nikovski.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, analisti shqiptar Mersel Bilalli, për të cilin Nikovski nuk është asgjë më tepër se sa një njeri i i cili mbron kriminalitetin e pushtetit.
“Është e tepërt që të komentohen gjithë ata mentorë të sponzoruar nga pushteti i Gruevskit, sepse realisht ata s’kanë të bëjnë me asgjë reale pos mbrojtes së krimit të organizuar. Ata janë të angazhuar ekskluzivisht për afirmimin apo paralajmërimin e vendimeve apo qëndrimeve të kreut të VMRO-së, si do qofshin ata. Eshtë një panikë evidente në të gjitha mediumet që përkrahin krimin e organizuar që ka për qëllim frikësimin e bashkësisë ndërkombëtare me gjoja ndonjë destabilizim. Kurse në fakt shumica të tilla parlamentare kemi në shumë vende të botës. Parti të ndryshme kanë pasur më tepër deputet, por nuk kanë pasur kapacitet koalicionues. VMRO me gjithë atë kampanjë shoviniste i varrosi kapacitetet koalicionuese me Shqiptarët. Por, poashtu duhet pasur parasysh se bashkëia ndërkombëtare është e vedosur që tani më strukturat e dyshuara për krim të organizuar të mbeten jashtë pushtetit dhe të ndeshen me drejtësinë. Mendoj se nuk duhet trajtuar serioze këso deklaratash sepse ata nuk kanë më kondicion destabilizues, pasi edhe në vet VMRO-në janë të bindur se kjo strukturë duhet ta lëshoj partinë”, deklaroi për Almakos, analisti politik Mersel Bilalli. / Almakos