Мinistria e Shëndetësis nga Fondi Global do të u ndajë 47 milion denarë, organizatave të shoqëris civile për sëmundje të rralla, për t’u përfshirë në zbatimin e platëformës për preventim të vendit nga HIV/AIDS dhe tuberkuloza. Ministri Venko Filipçe sot nënshkroi marrëveshje me 15 organizata, të cilët kishin aplikuar në thirrjen e ministrisë për të bashkëpunuar në kuadër të kësaj platëforme.
Sipas ministrit të shëndetësis Filipçe organizatat do të luajnë rol vendimtar për implementimin e kësaj platëforme.
“Maqedonia është vendi i parë në rajon që plotësisht do ta marrë përsipër financimin e programeve për parandalimit e HIV dhe tuberkulozit nga Fondi Global. Qeveria dha përparësi dhe siguroi fonde nga buxheti për të vazhduar programet për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e pacientëve me HIV dhe tuberkuloz,’’ tha Filipçe në konferencën e sotme për shyp.
Kryetarja e Komisionit Kombëtar për HIV/AIDS në Ministrin e Shëndetësis, Dr. Milena Stevanoviq tha se në zbatimin e programit do të përfshihen edhe insititucionet shëndetësore përgjegjëse për të penguar përhapjen e HIV-it. Stevanoviq shtoi se barra do të bie dhe mbi Institutin e Shëndetit Publik, qendrat për trajtimin e varësive, Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe Qendrat për Shëndetin Publik.
‘Infeksioni i HIV është një problem multidisiplinar dhe ne do të kemi nevojë për pjesëmarrjen e institucioneve të tjera në zbatimin e këtij programi,’’ shtoi Stevanoviq.
Përfaqësuesi i organizatës HOPS, Hristijan Jankulovski, pjesë e platëformës HIV, shpjegoi se për këtë program janë siguruar 95 milion denarë, prej të cilave 47 milion janë për programet preventive, të cilat do t’i implementojnë organizatat, rreth 43 milion janë për trajtimin e HIV, kurse 5 milion tjera për monitoruesit e programit.
Arbnora Memeti
Almakos.com