Pronari i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari ka ironizuar me takimin e sotëm të partive politike, i thirrur nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.
“Pas Veselit, nesër në ora 14:00, Plaku i Llojanit i fton në konak liderët partiakë!”, ka shkruar Hajdari. “Kush nuk vjen është tradhtar?!”, ka vazhduar ai me stil ironik.
Paraprakisht edhe gazetari Arben Zeqiri me ironi ka komentuar takimin e sotëm të partive shqiptare. “Një koalicionit nuk i ndejti besnik, ju ende shpresoni se platformes kombetare do ti rije besnik? S’ka faj Veseli, ka gjet po lun. Jo rastesisht u be ai deputet pa kokërr vote. Edhe atehere gjet edhe shfrytezoj”, shkruan Zeqiri.