Zgjedhjet për pushtetin lokal në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Sikur asnjëherë më parë partia e kryeministrit Zoran Zaev ka filluar përgatitjet për të garuar edhe në zonat shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
E nxitur dhe joshur nga numri i madh i votave në zgjedhjet parlamentare, Zaev do të garoj me kandidatë shqiptarë në zonat e banuara me shqiptarë.
Ky skenarë do ta rrezikoj me të madhe Strugën dhe Kërcovën shqiptare. Në anën tjetër partitë shqiptare janë duke përgatitur planin për ta parandaluar këtë skenarë.
Agjencia e lajmeve INA mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës ka gjasa të garojnë së bashku në komunën e Strugës dhe në Kërcovë. Nuk përjashtohet mundësia që kësaj marrëveshje ti bashkohet edhe subjekte tjera shqiptare. (INA)