Shenjat e gjakut kanë mbetur në vendin ku një natë më parë u plagos, Sh. Hajdini.
Dyshohet se atë e sulmoi me armë, axha i tij, pas një përleshje që kishin mes vete.
E arsyeja e kësaj mosmarrëveshje është kjo tokë afër shtëpive të tyre në Komoran të Drenasit.
Askush nga dy familjet e përfshira në konflikt nuk kanë dashur të flasin. Ndërkohë shtëpitë e tyre që janë afër njëra-tjetrës janë të mbyllura.
Kurse banorët e lagjes, prapa kamerës i treguan televizionit T7, se te familja Hajdini kanë pasur probleme edhe më herët për shkak të tokës.
Kjo pasi ata nuk ishin pajtuar me mënyrën e ndarjes së këtij trolli.
Edhe Shaqir Behrami, avokati i H.Hajdinit që dyshohet se plagosi nipin, e ka konfirmuar për T7 kontestin pronësor brenda familjes.
Ndërkaq për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



