Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore.
Mësohet se i lënduaPri është identifikuar si shtetasi Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.