Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.
Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja e tij është kritike.
Detaje të reja në lidhje me rastin do të ju sjellim më vonë.
Mësohet se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.