Mbrëmë pas orës 18 në bulevardin “Aradhët Partizane” janë kryer dy plaçkitje në të cilat me kërcënim me thikë janë marrë para dhe një orë. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në orën 18.20 minuta është denoncuar se në Shkup në bulevardin “Aradhët partizane” nga ana e personave të panjohur me kërcënim me thikë është kryer plaçkitje mbi P.P (19) ku i janë marrë 300 denarë. Rasti i dytë dy persona të panjohur në orën 18 e 45 minuta në stacionin e autobusëve para Qendrës Tregtare “Aluminka”, me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje mbi A.T (19) dhe të një personi tjetër 17 vjeçar ku të dyve u janë marrë nga 200 denarë dhe një orë dore. Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të të dy rasteve.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Vrau të bijën me thikë në Tiranë, Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri
- Goditet i mituri në Gostivar, shoferi arratiset
- LSDM: Hungaria zgjodhi Evropën! VMRO-DPMNE: S’keni luks për të humbur kohë me zgjedhje në vende të tjera
- LSDM: Regjimet autokratike po bien, rajoni i përket Evropës, jo Rusisë
- Ky është viktima që humbi jetën në vetaksident
- Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane!
- VIDEO/ Fitorja historike e Peter Magyar në Hungari, kërcimi “i çmendur” i ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë bëhet viral
- Ndalohet nga policia një grua në Tetovë, ja çfarë ka bërë

