Katër persona të maskuar kanë sulmuar dhe plaçkitur një banor 26-vjeçar të fshatit Haraçinë, pardje në mbrëmje, në parkun e Gazi Babës. B.N. (26) dje pasdite në Stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se pardje rreth orës 21, derisa ka lëvizur në parkun e Gazi Babës, është plaçkitur nga katër persona të panjohur të maskuar. Sulmuesit e kanë ndalur dhe njëri prej tyre e ka goditur me mjet të hekurt në pjesën e kokës, ndërsa tjetri e ka kapur për rripi dhe e ka tërhequr në tokë, pas çka është alivanosur. Kur iu është kthyer vetëdija, ka vërejtur se në xhepin e xhinseve nuk e ka portofolin në të cilin ka pasur 600 euro dhe 3.000 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt ditor. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./koha
Data 09.04.2026
Aktuale
- Rritja e çmimeve nga “One”, avokati Ervin Ymeraj: Kompania nuk ka respektuar të drejtat e abonentëve! Shteti duhet të ndërhyjë, duke filluar nga AKEP-i
- Tetovë: Për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, plagoset me thikë 36-vjeçari
- Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll
- Mitreska dhe Veliçkovski zëvendësguvernatorë, bënë betimin solemn në Kuvendin e RMV-së
- SPB Tetovë me kontrolle, ndalohen katër persona për vozitje të pakujdesshme të automjeteve
- LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- “Po goditet themeli i shtetit, po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit dhe stabiliteti”, alarmon profesoresha Çupevska
- Uzurpim prone në Kamjan: Bllokohet rruga me mur betoni në tokë shtetërore

