Në tryezën e organizuar për Bujqësinë me ekspertë të fushës, Presidenti I PL, Ilir Meta akuzoi qeverinë se është treguar armiqësore me këtë sektor duke lënë pa mbështetje dhe subvencione fermerët. Teksa denoncoi vjedhjen e fondeve IPARD, Meta shpalosi edhe programin e PL për rimëkëmbjen e bujqësisë, duke theksuar se fermerit do ti kthehet dinjiteti
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi qeverinë për shkatërrimin e sektorit të bujqësisë, mungesën e subvencioneve ndaj fermerëve, dhe vjedhjet e fondeve të IPARD. Në tryezën e organizuar për bujqësinë ku ishin të pranishëm ekspertë të fushës, Meta deklaroi se mungesa e mbështetjes po i detyron fermerët të hedhin prodhimet në kanal.
Përballë kësaj panorama, Meta prezantoi edhe programin e Partisë së Lirisë për Bujqësinë.
Sipas Metës me realizimin e këtij programi do të arrihen rezultate konkrete në kohë të shkurtër ndërsa theksoi se në çdo bashki do të ketë komisione për bujqësinë për te ngritur ne këto lokalitete zërin e fermerëve sipas specifikave te zonave te tyre.