Policia mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një pjesëtar të Njësitit Special Anti-Terror “Tigri” gjatë konsumimit të lëndëve narkotike në një nga lokalet e Shkupit, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për nënpunësin D.S i cili është kapur “me presh në duar” nga kontrollet policore.
Nuk dihet sasia që i është gjetur pasi nga burime brenda policisë mësohet se i njëjti pjesën tjetër të lëndës narkotike e ka hedhur në toalet. Rasti është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku thonë se ndaj të arrestuarit do të merren masa në përputhje me ligjin.
“Policia ka arrestuar personin D.S të cilit i janë gjetur lëndë narkotike. Personi është kapur në një diskotekë në parkun e qytetit dhe ka tentuar të arratiset. Gjatë arrestimit policia është penguar nga një person me inicialet M.K. Pas dokumentimit të rastit, do të ngriten kallëzime penale”, thuhet në qëndrimin e MPB-së.