Një pjesë e përdoruesve të rrugës “Sasa” nr. 32 nesër do të jetë pa energji elektrike nga ora 8:30 deri me 10:30 dhe nga 12:30 deri në 15, konsumatorët nga bulevardi “Boris Trajkovski” pn, objektet e hyrjes së Pastiçerisë, restoranti “Mandra”, “BA Kompani” dhe rrethina në komunën e Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 10 pa furnizim me energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Brsjaçka buna”, “Pellagonia”, “Nov zhivot” dhe “Zletovska” në Shuto Orizarë.
Nga ora 9 deri në 13:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “1” në Lubin, komuna e Sarajit, dhe nga 08:30 deri në 09:30 konsumatorët e rrugës “Gjorgi Dimitrov” nr. 21/1 në komunën e Kisella Vodës.
Në periudhën prej 10:05 deri në 14:05 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Rashçe, Kopanicë, Bojanë dhe një pjesë e fshatit Kondovë në komunën e Sarajit.
Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në rrjetin elektrik.

