Prej orës 13 deri në orën 14 nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rrugët “Aleksandar Turunxhiev”, “Ferid Bajram” prej numrit 31 deri në 48-të, “Rokomija” dhe SHF “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit. Të hënën pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga rrua “Nikolla Rusinski” në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12 një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Relo Shestrokrillo”, “Dime Meçeto dhe Metohiska” në komunën Shuto Orizarës.
Në periudhën prej orës 9:30 deri në orën 11 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga komuna e Gazi Babës, fshatit Idrizovë i Shkupit, pompa e benzinës “Lukoil” dhe shtëpitë e uikenit. Prej orës 11:30 deri në orën 14 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Rzhançino dhe firma “Kobu Produkt” në komunën e Petrovecit. Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemin elektrik.