Ne të gjithë e mbajmë në shqisat tona aromën e produkteve nga një furrë buke në lagje që ndryshoi rrugën tonë në shkollë ose punë, ndalonte ecjen ose na zgjoi herët në mëngjes.
Po, dikur për të gjitha produktet e furrës së bukës shkonim te furrtari jonë i dashur në lagje, që e kishim pothuajse si një anëtar të familjes, sepse ai e dinte mirë kur kemi tubime familjare, ditëlindje, dasma dhe shumë ndodhi tjera.
Për fat të keq, trendi i zgjerimit të gamës së produkteve të furrës së bukës ka imponuar shumë detyrime dhe detyra të reja për mjeshtrit e vjetër të bukës, nga blerja e pajisjeve të reja, lëndëve të para, marrja e teknologjive të reja deri te rritja e numrit të punëtorëve dhe rregullimi i hapësirë së shitjes në përputhje me trendet aktuale në rrethinë dhe rajon.
Vetëm mjeshtrit më të qëndrueshëm dhe më cilësorë të zanateve të tyre arritën në këtë, dhe kryesisht me ndihmën e anëtarëve të familjes arritën të bashkoheshin me trendet e reja të furrtarisë.
Fenomeni i supermarketeve në botë sjellë ofertën e produkteve të furrave në dyqanet e tyre që nga viti 1950.
Fillimisht, ato ishin produkte të cilat në supermarket silleshin të pjekur, vendoseshin në vitrina apo rafte dhe ashtu shiteshin gjatë gjithë ditës. Duke ndjekur kërkesat e konsumatorit, zinxhirët e mëdha të supermarketeve nga viti 1970 kanë konsideruar që në dyqanet e tyre të ofrojnë produkte buke të freskëta gjatë gjithë ditës.
Në Gjermani, në fund të viteve të 70’ta, Karlheinz Wiesheu, themeluesi i firmës “Wiesheu”, prodhon dhe ua shet zinxhirit të supermarketeve të parën furrë me konvekcion për pjekjen e produkteve të furrës në shitje.
Që nga ky moment, konsumatorët ndryshojnë zakonet e tyre, shikojnë llojin dhe cilësinë e produkteve të furrave dhe gradualisht përshtaten me ofertën e re në pikat e shitjes.
Natyrisht, kjo u vërejt edhe nga prodhuesit e gjysmëprodukteve respektivisht produkteve gjysmë të gatshme të ngrira dhe bënë një përpjekje të madhe për të përmbushur kërkesat e tregut në këtë segment.
Ashtu si çdo gjë tjetër edhe kjo prirje e tregut është zgjeruar në vendin tonë.
Shumë furra private në rajon, duke pasur parasysh mungesën e përfitimit të hapësirave të vogla të prodhimit, vështirësi në gjetjen dhe zgjedhjen e fuqisë punëtore po ndryshojnë pikëpamjet e tyre në kryerjen e aktiviteteve dhe vendosin se në vend se investimi në pajisje të reja për prodhimin e produkteve të furrës investojnë në shitore dhe lokacione më të mira ku ata vetëm do të finalizojnë pjekjen në gamë shumë të gjerë dhe të larmishme të produkteve të furrave.
Në këtë mënyrë konsumatori mund të blej të freskët produktin e pjekur, produktin e pjekur aromatik gjatë gjithë ditës dhe të bashkohet me trendin e zinxhireve të mëdha të shitjes me pakicë që në ofertën e tyre të furrës kanë gjatë tërë ditës pjekje të produkteve të freskëta.
Te ne, në Kosovë, zinxhirët ekzistuese të supermarketeve, disa nga më të mëdhenjtë e kanë në ofertën e tyre koncepti “In store baking” ose pjekje në dyqan dhe çdo ditë e përsosin ofertën falë përzgjedhjes më të mirë të furnizuesve të produkteve dhe pajisjeve ku pjekin dhe ofrojnë konsumatorëve produkte të freskëta dhe aromatike.
Dyqanet tregtare dhe supermarketet tjera me kalimin e kohës me siguri do t’i bashkohen trendit ekzistues të pjekjes në dyqan, pasi edhe qëllimi i tyre është fitimi bazuar në ofertën dhe konsumatori i kënaqur.
Dhe, sigurisht, do të vazhdojmë të kthehemi për të vizituar furrën e bukës në lagje, sa herë që koha dhe ritmi i jetës na lejojnë atë dhe nga “Mjeshtri i furrës” tonë të dashur, ne do të presim gjithnjë e më shumë me arsye.
E përmendëm se kush na ndryshon zakonet tona por ta përmendim se pse:
- Kursime të mëdha në përgatitjen e hapësirave për pjekje në dyqan:
- Nuk ka nevojë për pajisje komplete për prodhimin e produkteve të furrës.
- Nuk ka nevojë për punëtorë të kualifikuar – bukëpjekës, mjeshtër të bukës, burekut, kifleve, petëve dhe të tjera.
- Hapësira totale është shumë më e vogël se sa për prodhimin e plotë.
- Është më lehtë dhe më lirë të marrësh me qira ose të blesh një hapësirë më të vogël në vende tërheqëse në qytet.
- Kursime të larta të energjive në përzgjedhjen e pajisjeve cilësore për mirëmbajtjen dhe pjekjen e produkteve.
- Mundësi fleksibile e ofrimit të produkteve të freskëta në çdo kohë.
- Evidentim shumë i lehtë i produkteve të blera dhe të shitura.
- Mundësia e zgjerimit të lehtë të biznesit duke hapur pika shitëse të reja.
Duke marrë pjesë në krijimin e konceptit “In-store baking” që nga fillimi, ne në Wiesheu, kemi bërë për ju një sërë pajisjesh që ofrojnë përgjigjet më cilësore për një sërë nevojash për pjekje në pikat e shitjes.
Tani ju ofrojmë edhe në Kosovë produktet dhe shërbimet tona.
Servisi 049 551 500 [email protected] dhe shitja 049 552 777 [email protected]
Mirë se vini në BOTËN WIESHEU!



