Nga komuna e Tetovës njoftojnë se pishina e qytetit do të punojë edhe gjatë të dielave. Pishina do të funksionojë nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës dhe zonave përreth se Pishina e Qytetit do të funksionojë me orar të ri, me qëllim që të ofrojë më shumë mundësi për relaksim dhe freski gjatë ditëve të verës. Nga tani, pishina do të jetë e hapur edhe ditën e diel, nga ora 10:00 deri në ora 18:00.