Pasi mori refuzimin e presidentit të Torinos, Urbano Cairo, për blerjen e Alessandro Buongiornos,
Milani kthen sytë nga Premier Liga me një objektiv shumë të qartë: t’i dhurojë trajnerit Pioli (që po e kërkon në çdo konferencë shtypi) një mbrojtës qendre.
Klubi kuqezi shpreson që të rrëmbejë ndonjë lojtar në formë huazimi dhe ka pikasur Clement Lenglet, në pronësi të Barcelonës, po që është huazuar tek Aston Villa.
Francezi pëlqehet shumë nga Milani, por nuk do të jetë e lehtë t’ia rrëmbejë skuadrës angleze, pasi trajneri Emery e ka hedhur në fushë si titullar në 4 ndeshjet e fundit, ndonëse nisi sezonin si rezervë.
Por drejtuesit e klubit kuqezi kanë edhe 2 emra të tjerë në listë, gjithmonë nga Premier Liga, që për momentin konsiderohen si alternativat e Lenglet. Bëhet fjalë për Jacub Kiwior që aktivizohet me Arsenalin, por më parë ka luajtur me Spezian dhe e njeh mirë kampionatin italian.
Ndërsa emri tjetër është Trevoh Chalobah i Chelsea, që është synuar edhe më herët nga Milani, por nuk ka bindur për shkak të problemeve të shumta fizike që ka patur në muajt e fundit.