Ish ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska ka deklaruar se prapa përleshjes së djeshme të armatosur në Hasanbeg të Shkupit qëndron Boris Mutkov – Fantom, ndërsa sipas saj, është njeri i afërt i kryeministrit Hristijan Mickoski.. Petrovska thotë se Mickoski së fundmi ka publikuar fotografi bashkë me Fantom.
“Mickovski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze, prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë, përballë kishës së Zotit, të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës në Shkup. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Hasanbeg është në fakt një përleshje pas së cilës është Fantom që po dërgon mesazh se kush është kush. Dëshmi se afërsia e Fantom me Mickoskin nuk është e sajuar, është fakti që vëllai i Fantom është pjesë e sigurisë së Mickoskit. Është e qartë se DPMNE-ja vazhdon aty ku e la Gruevski”, shkruan mes tjerash Petrovska.
Data 03.10.2026
Aktuale
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Protesta e veteranëve të UÇK-së: Një thirrje për drejtësi dhe veprim urgjent
- Pse është e rëndësishme të dini orën e duhur për darkë?
- FOTO/ “Mos shit Shqipërinë more bir qeni”, pankartat pikante në protestë
- Revolucioni i telefonave: Një bateri që zgjat deri në një muaj
- Përjetimi i parë i shiut: Kurioziteti i një këlyshi që na emocionon
- Patriarku Latin i Kudsit shpreh dhimbje për dy gratë e krishtera të vrara nga Izraeli në Gaza



