Sot, kur bota demokratike është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe kthimit të paqes, është me rëndësi thelbësore që Bashkimi Evropian t’i përforcojë partneritetet me shtetet në botë, ndërsa vendeve landodate t’u mundësojë të vazhdojnë rrugën integruese në frymën e vlerave në të cilat bazohet BE-ja, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska nga Forumi i parë i Sigurisë dhe Mbrojtjes “Shuman”.
“Në një kohë kur bota demokratike është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës, në një kohë kur angazhohemi të fitojnë vlerat demokratike dhe kur jemi të përkushtuar për kthimin e paqes ndërkombëtare bazuar në rregulla dhe norma, është me rëndësi thelbësore që Bashkimi Evropian t’i përforcojë, por edhe i avancon partneritetet me shtetet e botës. Është veçanërisht e rëndësishme që vendeve kandidate t’u mumdësohet që ta vazhdojnë procesin e integrimeve evropiane në frymën e vlerave mbi të cilat bazohet Unioni”, theksoi Petrovska.
Ajo, siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, e theksoi edhe rëndësinë e agjendës së sigurisë dhe bashkimit të kapaciteteve për arritjen e qëllimeve më të larta në interes të kombeve.
“Në kohë lufte në tokën evropiane, kur siguria po bëhet më e komplikuar, përforcimi i partneriteteve është mjet kryesor politik për t’i tejkaluar sfidat aktuale dhe të ardhshme dhe kjo është arsyeja pse agjenda e sigurisë është një platformë unifikuese përmes së cilës i bashkojmë kapacitetet tona në interes të arritjen e një qëllimi më të lartë për të gjitha kombet, e jo për individë”, deklroi ministrja.