Ish zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski sot deklaroi para Këshillit së gjykimit në Gjykatën Penale se ai ishte i papunë. Peshevski akuzohet në rastin “Traktorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Ai tha se ende merr apanazhë e vendit si një ish-zyrtar qeveritar, përcell FLAKA.
Ish zyrtarë të qeverisë kanë të drejtë të kërkojnë një vit pas përfundimit të funksionit të tyre apanazhë, prat ë paguhen sipas agës së fundit që e kanë pasur edhe për një vit.
Në fillim të gjykimit të sotëm, ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski tha se është i punësuar si menaxher në “Pelisterka”. Ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore Ljupço Georgievski tha se ishte i papunë dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski tha se ishte deputet në Kuvend. FLAKA