Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.
Zjarret aktive janë në komunat:
Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët;
Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë;
Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe bimësi të ulët;
Vendndodhja e quajtur Beshishki, afër fshatit Beshishtë (Prilep) – digjet pyll i përzier;
Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku është përfshirë nga zjarri një pyll me drunj të ulët. (INA)