Deri në orën 21:00 në territorin e mbarë vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre aktive në ambiente të hapura, prej të cilave pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll dhe 18 janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
ZJARRE AKTIVE:
• Komunat Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Nivichinë, në malin Mal Goten dhe në Malet e Malëshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë)
• Komuna e Brodit – ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë (pyll degradues , shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Brodit – fsh. Latovë, vendi i quajtur “Markova Stapalka” (shkurre dhe bar i thatë)
• Komuna e Prilepit – fsh. Shtavicë, me përhapje drejt fshatrave Çumovë, Volkovë dhe Prilepecë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar)
ZJARRE NËN KONTROLL:
• Komuna e Resnjës – fsh. Shurlencë dhe fsh. Ezaran (kallamishte dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar)
• Komuna e Dojranit – fsh. Nikolliq (pyll i përzier)
• Komuna e Velesit – ndërmjet fshatrave Xhidimircë, Krushjë dhe Ivankocë (pyll i ulët i përzier dhe i degraduar)
• Komuna e Gostivarit – fsh. Simnicë (pyll i ulët dhe dushk)
• Komuna e Prilepit – ndërmjet fshatrave Careviq dhe Smolan, vendi i quajtur “Radobilski Rid” (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
ZJARRE TË SHUARA:
• Komuna e Studeniçanit – fsh. Studeniçan (mbeturina)
• Komuna e Shuto Orizares – fsh. Vizbeg (bar i thatë)
• Komuna e Prilepit – fsh. Torajc (bar i thatë)
• Komuna e Dollnenit – fsh. Fshati i Epërt (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Strumicës – fsh. Dabilë (kashtë dhe mbeturina)
• Komuna e Gjevgjelisë – fsh. Përdjecë (mbeturina dhe bar i thatë)
• Komuna e Kërçovës – lagjja Osoj (mbeturina)
• Komuna e Velesit – fsh. Orizarë (vegjetacion)
• Komuna e Sveti Nikollës – autostrada Sveti Nikollë – Shtip (bar i thatë)
• Komuna e Kumanovës – Zona industriale (vegjetacion i ulët dhe mbeturina)
• Komuna e Kumanovës – fsh. Reçicë (bar i thatë)
• Komuna e Kumanovës – te restoranti “Arkus” (bar i thatë)
• Komuna e Staro Nagoriçanit – fsh. Staro Nagoriçanë (mbeturina)
• Komuna e Likovës – fsh. Orizarë (bar i thatë)
• Komuna e Bërvenicës – fsh. Bërvenicë (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Bërvenicës – fsh. Tenovë
• Komuna e Zhelinës – fsh. Strimnicë (pyll i ulët)
• Komuna e Gostivarit – fsh. Çajle (vegjetacion i ulët)