Pesë turistë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë gjetur pa shenja jete në Alpet Valais të Zvicrës, njoftoi policia vendore.
Sipas policisë, forcat e shpëtimit ishin vënë në alarm nga dy alpinistë. Ata kishin zbuluar disa ski të braktisura rreth katër mijë metra poshtë Rimpfischhorn pranë Zermatt. Shërbimet e urgjencës zbuluan trupat e pajetë.
Mjeku i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e turistëve.
Prokuroria ka nisur hetimet për rrethanat e rastit dhe ende nuk ka përfunduar identifikimi i viktimave.