Pesë persona kanë marrë lëndime trupore të rënda, ndërsa dy janë lënduar lehtë në nëntë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Policia e trafikut i ka sanksionuar 59 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa i ka përjashtuar nga komunikacioni tre shoferë nën ndikimin e alkoolit, 17 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, tre fillestarë dhe pesë të tjerë. MPB informoi se nga komunikacioni janë përjashtuar 17 automjete të paregjistruara, dy automjete me defekte teknike, 16 me afat të skaduar të lejes për qarkullim, 181 automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë dhe 56 automjete të larguara nga karrotreci.
Data 12.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
- Gjeorgjievksi për planet e transportit publik në Shkup
- Bujar Osmani: Fryma e re në Çair po merr hov
- Nesër do të bëhet spërkatja e mushkonjave në Shkup
- Ministrja serbe mohon masakrat dhe akuzon BDI-në, Ademi: VMRO dhe VLEN palë të “botës serbe”
- Vrasja e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për arrestimin e autorit
- Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”
- Bastisja e redaksive të “News24” dhe “Panorama Group”, Vetting fut në ‘sitë’ Ilir Prodën, refuzon të japë urdhrin e zaptimit të godinave! Kryepolici me “telefon” te sekuestruar dhe pasuri të fshehura