Zgjidhja e problemit me trajtimin e mbeturinave qëndron në bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve dhe të qytetarëve. Ky është mesazhi i ambasadorit holandez në Shkup, Wouter Plomp drejtuar pjesëmarrësve të konferencës të organizuar nga Avokati i popullit lidhur me praktikat më të mira për menaxhimin e mbeturinave nëpër komuna. Polmp beson se me riciklimin ose deponimin e duhur të mbeturinave do të përmirësohet edhe gjendja e ajrit.
“Problemin e mbeturinave mund ta zgjedhim nëse punojmë gjithë së bashku pa dallime. Problemin e njëjtë disa vite më parë e kemi pasur edhe ne në Holadnë por me përkushtim dhe me një qasje praktike ne e kemi zgjedhur këtë dhe tani jemi ku jemi”, tha ai.
Avokati i popullit, Ixhet Memeti tha se konferenca është një mundësi e mirë për të mësuar përvojat e Holandës lidhur me trajtimin e mbeturinave.
“Kjo është një mundësi e mirë për tu përballur me problemin duke I dëgjuar mendimet dhe idetë e ekspertëve Holandez. qytetarët duhet ta dinë se deponimi I mbeturinave në një vend të caktuar ndihmon dhe përmirëson jetën e tyre dhe të fëmijëve”, tha Memeti.
Jordanka Ivanova përfaqësuese e Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor tha se Qeveria përpilon një ligj, i cili do ti detyroj ndërmarrjet publike dhe komunat të bashkëpunojnë me qeverinë për deponimin e mbeturinave, përndryshe kompetencat do të kalojnë në dorë të Qeverisë.
Mevludin Imeri
Almakos.com