Tre kate në objektin e Lidhjes së Sindikatave, dy klasa në UEJL dhe një tjetër hapësirë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, kështu i gjen studentët e vet, përvjetori i parë i Universitetit “Nëna Teresë”. Sipas ushtruesit të detyrës së rektorit në këtë Universitet, tanimë janë aplikuar dhe janë në aplikim e sipër të gjitha hapat që janë planifikuar për themelim dhe konsolidim të arsimit në këtë universitet.
“Ne në këtë objekt që filluam, jemi zgjeruar edhe me një kat, pra I kemi bërë tre kate dhe është mjaft kommode për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Do të vazhdojmë me një program studimor tek UEJL dhe gjithësesi kemi marë hapësira te shkolla Kongresi i Manastirit ku edhe ashtu janë studimet e UT-së”, ka thënë Aziz Pollozhani, UD Rektor “Nëna Terezë pa penguar ata gjithsesi, neve në hapësirën e mbetur e zhvillojmë ne”, ka thënë Aziz Pollozhani, UD Rektor “Nëna Terezë”
Ndërkaq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu tha se nuk është e hijshme që ai të flet për një universitet që tanimë është themeluar, ka kuadër dhe ka rektor.
“Ne si ministri të gjitha obligimet tona në kontinuitet i kemi deleguar, i kemi rregulluar dhe nuk do të ishte edhe aq e hijshme që të flet për një universitet, i cili tashmë është themeluar, i cili ka më kuadër, ka rektor dhe sigurisht ne si ministri qëndrojmë në mbështetje, dhe jo vetëm të universitetit “Nëna Teresë”, por të gjitha universiteteve që kanë nevojë për tu siguru mbështetje nga ana e ministrisë.”, ka deklaruar Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit dhe shkencës.
Në universitetin “Nëna Terezë” figurojnë rreth 230 studentë, gjë që për ushtruesin e detyrës rektor, ky numër ka tejkaluar pritjet e tyre, duke pasur parasysh, siç tha ai, kushtet dhe faktin që është vetëm viti i parë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Përvjetori i parë i UNT-së: Tre kate në… by tvshenjaofficial