Sot në konferencë për shtyp nga përfaqësuesit e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” dhe Koalicioni “SEGA”, u tha se është e nevojshme përveç të drejtave bazë të fëmijëve, theks të vendoset edhe në të drejtat sekondare ose terciale, si të drejtat e pjesëmarrjes së fëmijëve ose lirisë së shprehjes. Ku është e nevojshme edhe vetëinicitivë më e madhe e deputetëve, sepse nga ajo që ata e sjellin si vendim ligjor varet si do të realizohen ato të drejta, njofton Almakos.
Ndërsa u dhanë rezultate nga Raportit për përfaqësim për të drejtat e fëmijëve në punën e Kuvendit të RM-së. Ku Zoran Ilioski nga Koalicioni “SEGA” tha se gjatë përgatitjes së Raportit është ndjekur, siç tha, sjellja e vendimmarrësve dhe krijuesve të politikave në Kuvend. Me këtë, theksoi se, dëshirojnë të ndikojnë që ata ta vënë më lart në agjendë për ta vendosur sjelljen e ligjeve ose akteve të tjera për avancimin e të drejtave të fëmijëve.
“Punët kryesore të cilat ndikojnë ndaj fëmijëve dhe të rinjve ndodhin në bazë të asaj që do ta sjellë Kuvendi. Qeveria është zbatues i asaj që do ta sjellë Parlamenti. Prandaj përpiqemi të kemi takime të drejtpërdrejta me deputetët për ta ndryshuar ndërgjegjësimin dhe veprimin tonë”, tha Ilieski. Në përgatitjen e Raportit janë marrë parasysh konteksti shoqëror dhe politik në të cilin ka funksionuar Kuvendi.
“Konteksti shoqëror dhe mosfunksionimi i Kuvendit ndikojnë ndaj realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe në atë nëse do të bisedojmë për të drejtat ekzistenciale të fëmijëve ose për të drejtat e tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe të përfshira me Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, tha Jana Zenkovska, koordinuese e projektit nga “Megjashi”.
Kryetari i “Megjashi”-t, Dragi Zmijanac, potencoi se në atë drejtim janë në negociata me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm me të cilat, fëmijëve do t’ju mundësohet të praktikojnë pjesmarrje fëmijërore gjegjësisht rinore.
“Vërejmë se fëmijët kanë nevojë në forma të ndryshme në praktikë të mbajnë pjesmarrje aktive, ta thonë mendimin e tyre dhe të mos lejojnë që askush në emër të tyre ti përfaqësojë dhe të debatojë për të drejtat e tyre”, tha Zmijanac. Përgatitja e Raportit është në kuadër të projektit “Implementimi i Konventës për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Maqedoni”.
Ata thane se temat në të cilat kanë diskutuar deputetët e Maqedonisë në tetë muajt e parë të vitit janë: Të drejtat e fëmijëve në arsim adekuat dhe mbrojtje shëndetësore, mjedis i shëndetshëm jetësor dhe ajër të pastër, si dhe të drejtat e trajtimit human për adoleshentët të cilët kanë bërë vepra penale.
D.K
Almakos.com