Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14.
“Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë.
Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët.
Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00 denarë.
Një tjetër investim konkret në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Beqiri.
Data 02.03.2026
Aktuale
- Mbi 400 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar informacion për evakuim
- Besar Durmishi: Pagat do të rriten, por vetëm mbi baza reale ekonomike
- Mickovski: Nga muaji prill rritet paga minimale!
- Ndryshojnë çmimet e karburanteve pas mesnate
- U ndërtua nga “Alko Impex Construction”, denoncimi i deputetit të PD: Shembet rruga 97 milionë lekë në Gjinar! Investimi u kthye në monument dështimi
- Mickovski: Rritet paga minimale, paga më të larta nga muaji prill
- Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
- “Përpjekje e Policisë për të ndalur protestat”- Përplasja për pronat, vetëdorëzohen në Komisariat 15 banorët e Rrjollit, avokati Pjetra: Banda e tokave falsifikoi dokumentet


