Memedali Jusufi
Nocioni “paradox” vjen nga fjalët greke “para ” (përtej) dhe “doxa” (opinion). Nga përbërja e nocionit, del se paradoksi është një mendim përtej të menduarit e zakonshëm( common sense). Paradoksi duhet të kuptohet edhe si një mendim që ndonëse në dukje absurd dhe në kundërshtim me vetveten, përsëri logjikisht është i mundur.
Mareveshja historike dhe vetvendosja mund te jene mendime paradoksale ne shikim te pare por serishte jane te mundshme. Perfaqsues te ketyre mendimeve ne politiken shqiptare jane te njohur ; Arben Xhaferi dhe Albin Kurti.
Po qe se ndalemi te Arbën Xhaferi hasim në dy personalitete: Arbën Xhaferi, si fenomenologjist dhe bartës i frymës kiergarteniane në filozofinë politike, është padyshim koka më e spikatur e një mendimtari politik ndër shqiptarët; dhe Arbën Xhaferi, si kryetar i PDSH-së, që ka hequr në zbatimin e filozofemave teorike në praktikë.
Ose ai ishte idhtar i shteteve etnike por veproj politikishte ne nje shtet shum kulturor qe nuk vinin ne pah idete e tij qe perfaqsonte ne teori.Ka bërë emancipimin e jetës politike ndër shqiptarët, por më tepër ka pas impakt ndër maqedonasit, ngase kuptuan se edhe shqiptarët kanë një intelektual të mirëfilltë që di t’i konceptualizojë fenomenet shoqërore dhe politike
Sipas kolegut Nebi Merseli Xhaferi ishte i pëlqyer në retorikën e tij deskriptive të gjësendeve në politikë.Qasja neutrale ndaj fenomeve të pushtetit, duke harruar se ishte tërthorazi pjesë e pushtetit, e zbeh homo politicusin tek ai. Ishte pjesë e ngritjes së Nikola Gruevskit së bashku me PDSH-në. Nderkohe kishte plote figura publike qe thoshin se arbri perfaqson frymen rilindase tek shqiptaret ne shekullin e XX. Nje nga keto ishte edhe Albin Kurti.
Mbase gjendja e tij fizike nuk i lejonte te veproj me aktivishte ,ndoshta edhe pershkak te Menduh Thacit , i cili nuk duron intelektualë në parti. Po qe se kishte kapur timonin e drejtuesit të vërtetë të partisë dhe drejtpërdrejt merrte pjesë në ekzekutiv, ndoshta do të kuptonim Arbër Xhaferin e vërtetë.
Gjithnje sipas Merselit ,Xhaferi Ishte deputet dembel. E nënvlerësonte Parlamentin dhe veten me mosparaqitjet në debate. Sikur e ndiente veten mbi njerëzit e rëndom të politikbërjes, andaj edhe nuk ishte fare populist. Tregonte njëfarë arrogance intelektuale, dhe me këtë ka nënvlerësuar gjithë shtresën intelektuale shqiptare për të cilën ka bërë shumë pak. Përshembull, në sferën e mediave në gjuhën shqipe. Ushtroi gazetarinë me vite dhe asgjë nuk bëri për gazetarinë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Në cilësinë e intelektualit të mirëfilltë nuk ia doli të kryejë rolin e vokacionit të vet. Me shkuarjen e Xhaferit shkoi edhe fryma intelektuale ndër partitë shqiptare. Partitë ekzistuese kanë aversion ndaj intelektualëve dhe të urtëve. Krerët partiakë më tepër parapëlqejnë kokëtullacët, muskulorët, dallavergjinjtë, matrapazët..sesa njerëz që dinë të mendojnë politikisht. Dhe kur ke një ambient të tillë i dituri hesht, sepse ka dy mundësi: t’i bashkohet politikës dhe të kapitulojë me bagazhin e tij intelektual, ose të shkruajë e të jetë në shënjestër të ushtarakut partiak të mëhallës së tij, i cili në pikë të ditës mund t’i shkrep shapulla në emër të partisë. Nuk është që intelektualët duhet të heshtin, ngase në kohëra të turbullta duhet të thonë të vërtetën, por kur ke një popull që nuk mbyllë sytë dhe veshët para të së vërtetës atëherë pritja është argumenti më i mirë-ky ishte mendimi i nje kolegu gazetar dhene per Arbrin, ne kohen e sundimit apsolutiste te Nikolla Gruevskit.
Sic thme me larte ,Albin Kurti kishte nje vlersim shume pozitiv per Arbrin , ai ne rastine 7 vjetorit te ikjes nga kjo bote te Arber Xhaferit pat deklaruar ; Arbën Xhaferi e kishte për qejf një thënie të Umberto Eco-s për politikën si mendim në ecje. Siç je duke ecur, thoshte Arbëni dhe qeshej, ta vënë mikrofonin përpara dhe duhet të flasësh.
Paradoksale sipas Kuritt te Xhaferi ishte fakti se nJe filozofi te permasave te madha sic ishte Arbri , cka i duhej politika .Qesheshim të gjithë që ishim me të. Arbëni kishte njëfarë sikleti të brendshëm se çfarë iu desh politika. Kishte një pendim për veten në politikë por edhe një pasion për politikën kombëtare. Ky paradoks apo sic thoj Albini ,tension është vetëmohimi. Pa këtë tension nuk do ta njihnim Arbën Xhaferin si politikan. Me këtë tension, Arbën Xhaferi ishte më shumë se politikan. Përmes kësaj distance kritike ndaj politikës ai ishte politikan mbi politikën. Dhe, përmes këtij mohimi të politikës ai ia garantonte substancën asaj,
Arbën Xhaferi ka hyrë me shumë dije në politikë dhe ka prodhuar shumë dije në politikë. Sepse mendimi i tij ka qenë mendim në ecje, mendim që nuk ndalej asnjëherë. Sëmundja që e kaploi njëmend e pasivizoi atë fizikisht, porse mendja e tij u bë më dinamike se kurrë më parë. Ashtu sikurse që në trupin e ngurtë ziejnë pafund atome e grimca tjera me shpejtësi marramendëse, ngjashëm në siluetën e ngadalësuar të Arbën Xhaferit punonte mendja e tij krijuese. Ndonëse i kufizuar dhe i dërrmuar nga Parkinsoni, shkrimet më të mira dhe më të fuqishme të Arbënit ishin pikërisht ato të dekadës së fundit të jetës së tij.
Arbën Xhaferi ka lënë një trashëgimi të pasur dhe ka dhënë një kontribut të paçmuar në politikën kombëtare, mirëpo ai kishte një kapacitet me potencial në rritje që vdekja e tij na e rrëmbeu. Kemi aq shumë tekste e intervista të vlefshme të tij, porse kemi edhe shumë tekste e intervista të tjera të cilat duke mos mundur më t’i bëjë ai, s’i bën dot askush tjetër. Vepra e Arbën Xhaferit është shumë më e madhe sesa jeta e tij. Ama po të rronte edhe ca më gjatë, kjo vepër do të rritej edhe shumë më tepër. Vdekja nuk e mori Arbënin në perëndim të intelektit të tij, por atëherë kur ai po ndriçonte me tërë shkëlqimin e mundshëm. Kjo është arsyeja pse me Arbën Xhaferin fituam aq shumë që e patëm dhe humbëm po ashtu shumë që s’e kemi më.
Të gjithë politikanët kanë mendime. Mendime kanë shumë politikanë. Porse të menduar kanë fare pak politikanë. Arbën Xhaferi të mrekullonte me të menduarit e tij. Vështirë të gjesh ndër shqiptarë politikanë të tjerë, e sigurisht jo vetëm politikanë, që nxjerrin aq shumë margaritarë teksa mendojnë me zë për një çështje a temë të caktuar. Në njërën anë, Arbën Xhaferit nuk ke mundur t’ia ndërrosh mendjen meqë i kishte gjërat të menduara mirë, ndërsa, në anën tjetër, të menduarit e tij të atypëratyshëm ishte brilant si i askujt tjetër. Ecja e mendimit të tij ishte e jashtëzakonshme dhe fascinuese.
Arbën Xhaferi ka qenë më shumë filozofik sesa teorik, më shumë politik sesa ideologjik. Në filozofi, më parë se Platonin e donte Aristotelin, më shumë se Hegelin e donte Nietzschen. Kurse në politikë ishte më pranë Platonit e Hegelit sesa Marksit. Arbën Xhaferi për socialistët ishte tepër liberal, e për liberalët ishte tepër konservator; për konservatorët ishte tepër postmodern, e për postmodernët ishte tepër romantik. Por gjithmonë, dhe gjithnjë e më shumë, ai ishte politikan i fuqishëm i kombit shqiptar që kombin shqiptar e donte të fuqishëm në politikë.
Porosia e Arbën Xhaferit është se Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk kanë dhe as që kanë nevojë të kenë alternativë. Bashkimin kombëtar të shqiptarëve ai e shihte si kauzë të drejtë dhe të dobishme si nga këndvështrimi kulturor dhe ekonomik, po ashtu edhe nga ai politik e historik. Arbën Xhaferi thoshte që shqiptarët për ta ndryshuar gjendjen e tyre nuk duhet të ndryshohen ata vetë si shqiptarë që janë. Ndryshimi i situatës së shqiptarëve bëhet duke mos ndryshuar shqiptarët, duke mbetur shqiptarë, duke u bërë e ribërë përherë shqiptarë.
Përgjatë historisë shqiptarëve u janë ofruar solucione nga më të ndryshmet prej të gjitha anëve që ta lënë anash identitetin dhe përkatësinë e tyre, gjuhën e traditën, flamurin e kujtesën kolektive, sepse ashtu përfitojnë paqen dhe mirëqenien. Shqiptarët përgjithësisht nuk ranë asnjëherë në këtë kurth, madje edhe atëherë kur shumica e politikanëve të tyre sharronin thellë. Sot, kur kurthat e tilla vetëm sa ndërrojnë formë për t’u riaktualizuar më kollaj, porosia e Arbën Xhaferit bëhet veçse më e rëndësishme.
Arbën Xhaferi eci dhe mendoi tërë jetën. Tash, gjersa ne ecim, duhet ta kujtojmë me shumë mall njeriun që mendoi aq shumë për të gjithë neve. Ta kujtojmë duke e lexuar dhe duke e mësuar atë. Vepra e Arbën Xhaferit pa dyshim se do të jetë frymëzuese dhe inspiruese për të gjithë neve dhe brezat që do të vijnë pas nesh, për neve si qytetarë e si politikanë, si atdhetarë e si njerëz.
Paradokset ne politike nxisin mendimin kritik;
Ngrejnë pyetje mbi limitet e të menduarit dhe vetë logjikës.
Paradokset kanë qenë sfiduese për shumë mendimtarë dhe filozofë qysh nga Greqia e vjetër.
Paradoksale mund te jete vet-vendosja e Albin Kurtit sepse ajo ne shikim te pare te duket e parealizueshme por megjithse ai punon cdo dite ne realizimin e ketij koncepti politik.
Vet-vendosja nacionale e shumë pritur prej shqiptarve pas shembjes së madhe të komunizmit dhe aq më tepër me aktin final të Helsinkit (1975) që është instrumenti kryesorë në kuadrinë e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkpunimin Evropian (OSBE). Parimi VIII -i këtij akti, shpall se “të gjith popujtë gjithmonë kanë të drejtën që, në liri të plotë, dhe në kohën dhe mënyrën se si ata dëshirojnë, të përcaktojnë statusin e tyre politik të mbrendshëm dhe të jashtëm”. Kjo dispozitë tregon se “ Akti Final i Helsinkut parashikon një shkallë më të madhe të së drejtës së vetvendosjes së brëndshme se sa përmban Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore”
MIrpo me kete koncept politik skeptik ishin mendjet me te ndritura te shekullit qe lam pas. Poperi vlersonte se me krijimin e shteteve te reja do te ngjalleshin apetitet e vjetra te shume popujve te shtypur . Pas përfundimit të luftës së parë botrore në fillim skeptikë në lidhje me këtë nacionalizëm të ri të propozuar nga SHBA-të do të ishin shtetet aleate kryesore të perendimit, Anglia dhe Franca. Ishte shumë e qartë se ata në radhë të parë justifikonin pozicionet e tyre perandorake sic thotë Poll Xhons ne kohet moderne , me shumë popuj e shumë gjuhë përtej detit, do të ishte e kuptueshme vetem per disa teoriticent , sic ishte edhe rasti me Karl Poper . Këta arsyetonin se vetëvendosja ishte një parim i dështuar sepse me clirimin e popujve dhe minoriteteve krijoheshin edhe më shumë
Se mendimtarët e mëdhenj kanë të drejtë u dëshmua me krijimin e shteve të reja, ndër ta edhe Maqedonia e cila e pagoi mjaftë shtrenjtë mosgadishmërinë e këtij shteti të brishtë për të regulluar statusin e vetë në përputhje me të drejtën natyrore të shqiptarve për tu shprehur dhe mësuar në gjuhen e tyre amtare, si një ndër kushtet më elementare të të drejtave të njeriut.Por vet-vendosja, dominonte e gjith shekullin e XX- dhe akoma vazhdon të ruaj aktualitetin e vetë sidomos në shkencat politike.
Theksimi i rëndësisë së procesit të vet-vendosjes, në nivel nacional, regjional ose pushtetit lokal që është aktual në Maqedoni pas Marveshjes së Ohrit, e që ngërthen në vete, marja në dorë të ingerencave më të mëdha në aspektin e arsimimit dhe shëndetsisë, si komponenta baze qe së bashku me faktorin ekonomik, bën sfidën serioze të mëtejshme të komunave qe kohen e fundit janë aktualizur në forma të ndryshme të cilën e kanë bërë partitë opozitare shqiptare .
Për aspektin sociologjik cështja kombëtare është ndër cështjet tejet me rëndësi. Theksimi i së drejtës të cdo kombi për vet-vendosje pamvarsishtë kritikave që i janë bërë, si parim kryesor për barazi, është formuluar dhe përpunuar kjo cështje me vëmendje të posacme prej teoriticientëve të ndryshëm. Vetëvendosja dhe barazia e kombeve edhe pse një e drejtë e pasanksionuar e drejtës ndërkombëtare,nuk mundë të mendohet ndryshe, përpos në formë të shteteve, kombeve të barabartë me të cilën është argumentuar barazia e gjith kombeve. Të gjith kto komponente që u nënvizuan më parë flasin në mënyrë të bindshme që shumë teoriticientë, lidhur me kombin kanë theksuar parimin e barazisë dhe të vet-vendosjes si kriterium për zgjidhjen e drejtë të ceshtjes kombtare.