Një konflikt i agravuar në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta është regjistruar në kryeqytet mbrëmjen e sotme, nga e cila dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit B.D., rreth 69 vjeç dhe B.M., rreth 45 vjeç.
Ka qenë 69 vjeçari ai që ka sulmuar me sende të forta 45 vjeçarin, ndërsa ky i fundit i është “përgjigjur” duke e goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftim
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.