Përplasjen e dy ditëve të fundit në Këshillin gjyqësor kanë sjellë reagime nga institucione të shumta! Presidenti i vendit Stevo Pendarovski përmes një komunikate me shkrim është shprehur se skenat në Këshill nuk i kanë hije organit që ka një rol shumë të përgjegjshëm, andaj me veprime të tilla ulet edhe më shumë besueshmëria, jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka kumtuar se me shumë shqetësim po i ndjek ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Shtojnë se pavarësisht se Këshilli është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm të qytetarëve në gjyqësor. Reagim ka pasur edhe nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, të cilët thanë se presin përfshirje dhe reagim nga të gjitha subjektet relevante shtetërore për rastin me shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Kim Mehmeti: Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
- Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi
- Fatmir Limani: Heshtja ime nuk është dorëzim, por urtësi
- Qeveria shpall 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme
- Trump: Nëse arrihet një marrëveshje, SHBA-ja do të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
- “Kompania kishte falimentuar”, zbardhen detaje nga vdekja e punëtorit shqiptar në Londër!
- Mucunski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues
- Nafta bie mbi 7%, pas deklaratës së Trump për negociatat me Iranin!


