Zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe përplasjet në relacionin Konfederatë e sindikatave të lira dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për atë nëse dhe si funksionin Këshilli ekonomiko-social janë pjesë e ngjarjeve që e kanë shënuar lëvizjen sindikale në vitin 2017.
Viti që kaloi do të mbahet mend për zgjedhjen e liderit të ri të LSM-së, që kaloi në një sërë kontraversionesh. Pas vendimit të Gjykatës Administrative nga 13 shtatori i këtij viti se Darkon Dimovski është u.d. kryetar legjitim i LSM, menjëherë filloi edhe procedura për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm dhe zgjedhjes së liderit të ri sindikal. Që në fillim, gjatë zgjedhjes së kandidatëve për liderë të ri, u shkaktuan mospajtime sepse Presidenca dhe Këshilli i LSM e pranuan vetëm kandidaturën e Darko Dimovskit me justifikimin se vetëm ai i plotëson kushtet, por jo edhe dy kandidatët e tjerë Peco Grujovski nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (AOGJSH) dhe nga Sindikata policore e Maqedonisë.
Kongresi filloi në Ohër, por nën presion të një pjese të sindikatave dhe opinionit ishte anuluar që t’u jepet mundësi edhe kandidatëve të tjerë sindikalë të marrin pjesë në garën për kryetar. Në vazhdimin në Shkup kur në garë hyrën Dimovski dhe Grujovski, për kryetar të ri u zgjodh Dimovski, në aktin e votimit e lëshuan delegatët nga degët sindikale, të cilat i dhanë mbështetje Grujovskit, sepse votimi ishte publik. Nga AOGJSH paralajmëruan zgjidhje gjyqësore për rastin. Pas ndryshimit të pushtetit dhe ardhjes së Milla Carovskës, ministre e Punës dhe Politikës Sociale filluan akuzat nga Konfederata e sindikatave të lira se nuk funksionin Këshilli ekonomiko-social dhe se në seancë ftohen përfaqësues nga sindikata irrelevante. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i hodhën poshtë akuzat se nuk funksionon KES, me këtë rast, duke theksuar se seanca të KES mbahen, por se përfaqësues të KSL nuk marrin pjesë.
Nga KSL disa herë kërkuan fillim të bisedimeve për rritje të rrogave në pajtim me rritjen e rrogës minimale dhe negociatave për ndryshime të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik me theks të veçantë në regresin për pushimin vjetor.
Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre paralajmëruan protestë publike paralajmëruese për 17 janar pesë minuta para orës 12 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kërkuan që më së voni deri në më 16 janar, Qeveria të organizojë takim me qëllim që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta të pranueshme.
Viti që na pret në planin sindikal duhet t’i sjellë reformat e paralajmëruara për bashkim përfundimtar të LSM-së, për rrogë të garantuar dhe për kthim të dinjitet të punëtorëve dhe të drejtave të punëtorëve. Mbetet që të shihet edhe nëse KSL do to t’i zgjidh mospajtimet me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe me Qeverinë ose do ta mbajë protestën e paralajmëruar.
Biljana Anastasova Kostiq