Deputeti shqiptarë i LSDM-së Muhamed Zekiri në mbledhjen e mbrëmshme të Kuvendit të Maqedonisë ka qenë shumë nervoz pasiqë nuk u arritë ti hiqet imuniteti ish kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski.
Muhamed Zekiri i njohur si Muki ishte ulur në radhën e parë të ulësve në parlament dhe në një moment derisa fliste koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski e hodhi përtok stilografin, informon portali “tetova1”.
Pasi e ndërpreu seancën Talat Xhaferi, deputeti Zekiri shumë i nervozuar me zë të lartë debatonte me deputetët tjerë.
Përndryshe Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Seanca filloi në atmosferë të tensionuar në ora 21.00, ku pasuan debate mes deputetëve të VMRO-DPMNE dhe kryeparlamentarit Xhaferi. Deputetët numëronin minutat për to votuar, pasi në mesnatë përfundoi afati prej tri ditëve i procedurës së heqjes së imunitetit.
Deputetët përmes kërkesave të tyre për pushime dhe konsulta arritën që të shtyejnë seancën dhe të mos ndodhë votimi, pasi që kryeparlamentari Xhaferi ndërpreu seancën 15 minuta para mesnate, me insistimin e vazhdueshëm të deputetëve të VMRO-DPMNE.
Më pas koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski kërkoi fjalën dhe në kohën e fjalimit të tij skadoi afati për votim, pëcjell portali “tetova1”
Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tani për tani është i lire dhe ditëve të ardhshme nuk do të thirret në bisedë nga ana e gjykatës për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ku ai akuzohet si organizator bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

