Menjëherë pas akuzave dhe kundër-akuzave me kryeprokurorin Adriatik Llalla,m ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka zhvilluar një takim në Kryeministri. Shefi i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri por në Kosove dhe ende nuk është e qartë se më kë është takuar ambasadori.
Paraditen e sotme në një tryeze, ambasadori Donald Lu akuzoi kryeprokurorin Llalla për shkeljen e Kushtetutës në përzgjedhjen në emër të organit të akuzës të 3 kandidatëve për 3 poste si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Llalla u akuzua se për më shumë se 18 muaj ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme i bëri të qartë zotit Lu se, “nëse është mësuar të jetë zot në ambientet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë”.
2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)