Pas përplasjes mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka reaguar edhe Ylli Manjani. Ai shkruan në Facebook se e vetmja rrugë është largimi i prokurorit ose i ambasadorit.
“Përplasja ndërmjet ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze. Ose ikën prokurori ose ikën ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka”, shkruan Manjani.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)