Qendra Covid në Gostivar po zbrazet. Pas mbylljes së spitalit modular, në repartin infektiv numri i pacientëve është i vogël. Gjendja në këtë rajon po shkon drejt përmirësimit. Sipas mjekëve numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ka rënë për 70 për qind. Situata e ngjashme është edhe në Tetovë. Kontrollet ambulatore, janë ulur nga 30 javën e shkuar në vetëm 11 ndërsa të fundit, paraqiten me klinik të lehtë të sëmundjes.
– Advertisements –
“Kemi edhe pesë pacientë në spitalin infektiv që kanë ardhur më përpara. Momentalisht numrat janë në rënie e sipër. Ka raste aktive por janë shumë pak kohëve të fundit. Numri është ulur dukshëm edhe tek kontrollet, pra 70 për qind është ulur numri i atyre që vijnë për kontrolle ambulatore. Më datë një tetor është mbyll modulari pra nuk ka të shtrirë aty. Në 24 orët e fundit një pacient kemi pasur që ka nderuar jetë nga kovid-19”, tha Lirim Beqiri. Kujdestar në repartin infektiv Gostivar.