Nën moton “Drejtësi për mbrojtësit e Kushtetutës”, sot u protestua për lirimin e të dënuarve për dhunën në Kuvend me 27 prill të vitit 2017, transmeton Alsat,. Para Qeverisë u lexua një deklaratë ku u kërkua lirimi i të dënuarve. Sipas organizatorëve të protestës, akuzat për terrorizëm ndaj të dënuarve janë të montuara politikisht. Protestuesit kërkojnë nga Gjykata Supreme anulimin e aktgjykimin, dhe rigjykim. Protesta është organizuar nga komunitetet maqedonase dhe organizatat nga diaspora ndërsa kishte mbështetjen e disa partive opozitare, përfshi këtu edhe VMRO-DPMNE-në.
– Advertisements –