Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se në vendin e përmendores së Andon Lazov Janev, figurë kontroverse historike, do mbjellet një pemë, e cila do të simbolizoj drejtësinë e paanshme të gjykatave.
Shilegov tha se porosia që do të dërgojë qyteti i Shkupit deri tek qytetarët me heqjen e përmendores është se drejtësia është e verbër në gjykatë dhe ndahet në mënyrë të paanshme.
“Në këtë vend, para ndërtesave të gjykatës do të mbillet një dru, kushtuar të drejtave të njeriut me një pllakë të gdhendur në të cilën do të shkruhet deklarata e Kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut, ku thuhet “Secili ka të drejtë të barabartë për një gjykim të drejtë dhe publik para një gjykate të pavarur dhe të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij dhe në çdo akuzë penale kundër tij”, deklaroi Shilegov.
Ai sqaroi se qyteti i Shkupit nuk do të toleroj veprime joligjore dhe se aktivitetet arbitrare të ish pushtetit vendor do të trajtohen sipas ligjit.
Mbrëmë vonë qyteti i Shkupit hoqi përmendoren e Andon Lazov Janev i njohur si Qoseto, i cili në kohën e Perandorisë Osmane dyshohet se ka bërë vrasje me pagesë.
Ish pushteti i VMRO-DPMNE, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, monumentin e tij e kishte vendosur përball ndërtesave të gjykatave, që në opinion u kuptua si mesazh i pushtetit se gjykatat nuk duhet të ndajnë drejtësi, por promovojnë si vlerë veprimet kriminale të një vrasësi.
Alamakos.com
M.I