Autoritetet në Greqi kanë nisur hetimet për shkaqet e përmbytjeve të mëdha që shkaktuan 16 të vdekur, 23 të plagosur dhe të paktën 4 të zhdukur.
I fundit që u gjet i pajetë ishte një 60-vjeçar, në qytezën e Nea Peramos-it. Një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë planifikimi jo i rregullt urban.
Ekipet e emergjencave janë angazhuar plotësisht për gjetjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Operacionet e shpëtimit vijuan pa ndërprerje edhe gjatë natës, në të gjitha lagjet periferike të Athinës, që janë edhe zonat të goditura më rëndë nga përmbytjet.
Autoritetet njoftuan për 86 raste të ndërhyrjeve për të evakuuar banorët e rrethuar nga uji nëpër banesa, biznese, apo në automjetet e mbetura në mes të rrugëve të përmbytura. Me qindra janë ndërtesat që janë shndërruar në të pabanueshme.
Data 28.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski përjashton zgjedhjet e parakohshme, objektiv kanë 2028-ën
- Shkoi si turist në Itali, shqiptari kapet duke trafikuar drogë pranë spitalit! Sekuestrohen mbi gjysmë kilogram kokainë, valutë dhe…
- (VIDEO) Anesteziologu vret një person për t’ia përvetësuar pasurinë
- Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës, shpëton mrekullisht shoferi
- Mickoski: Zgjedhje të parakohshme nuk priten, fokus tek reformat
- Bora e papritur paralizon këtë vend, mbyllen shkollat
- Tahiri: Kam informacione se MPJ i ka dhënë 15 mijë euro Shkëlzen Gashit për librin, i cili u shpërnda te ndërkombëtarët
- VIDEO/ “Krim i krijuar me dashje!”- 29 vite nga tragjedia e Otrantos, shpërthen në lot ministrja Ismaili! Familjarët e viktimave: Vendimi i gjykatës italiane ka qenë i padrejtë

