Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut pasditen e sotme, janë përmbytur disa shtëpi në lagjen Rome në Kërçovë.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se ka pranuar disa raportime për përmbytje në Kërçovë, ndërsa gjatë orëve të pasdites janë evakuuar banorët nga objektet e vendosura në rrugën “Prilepska”.
Në terren janë angazhuar ekipe nga Komuna e Kërçovës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq, Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”, si dhe shërbime të tjera kompetente.
QMK njëkohësisht informon se edhe në Ohër janë raportuar përmbytje të bodrumeve, garazheve dhe oborreve në disa lokacione. Për situatën janë njoftuar vetëqeverisja lokale dhe Shtabi i Krizës i Komunës së Ohrit, të cilët po veprojnë sipas denoncimeve të pranuara.


