Qeveria kërkon, por ende nuk ka gjetur zgjidhje për Arkivin shtetëror pasi pikonte me të madhe në objektin e ri që duhej më mirë t’i mbrojë dokumentet me vlerë, e që ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas zëdhënësit të qeverisë, me rëndësi është që vendimi të jetë cilësor e jo i përshpejtuar. Për momentin nuk janë dëmtuar dokumente, por po bëhen vlerësimet e dëmeve të objektit.
Po bëhet vlerësimi. Ndryshe, t’ju kujtoj se problematike nuk është vetën ndërtesa e arkivit. E dini se 90% e ndërtesave që janë ndërtuar në kuadër të projektit “Shkupi 2014” i kanë problemet e njëjta e që ne ballafaqohemi për çdo ditë si Qeveri por edhe institucionet që punojnë në ato objekte. Vlerësimi po bëhet dhe pritni që së shpejti të dalim me informata për opinionin – deklaroi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
Zëdhënësi Bosnjakovski nuk sqaroi cilat ndërtesa bëjnë pjesë në ato 90% ku janë regjistruar problemet e njëjta si në ndërtesën e Arkivit. Gjithashtu, ai nuk e përmendi as përgjegjësinë. Alsat M në mënyrë plotësuese i parashtroi ato pyetje, edhe në Qeveri edhe në Ministrinë e kulturës. Shkurt, kërkuam përgjigje, nëse Qeveria apo Ministria kanë kërkuar nga kompanitë që i kanë ndërtuar objektet t’i përmirësojnë gabimet, por edhe a hulumtohet përgjegjësia eventuale e organeve shtetërore që i kanë porositur objektet. Nga Ministria e kulturës kërkuan më shumë kohë për t’u përgjigjur në këto pyetje. Nga Qeveria nuk morëm asnjë përgjigje plotësuese. Vetëm për ndërtesën ku është vendosur Arkivi dhe disa institucione tjera u shpenzuan më shumë se 40 milionë euro.
Alsat-M