Më 20.10.2026, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale f. Lleshkë – f. Shemshovë, rajon i Tetovës, S.M. (44) nga f. Kopanicë, rajon i Tetovës, duke drejtuar një mjet katërrotësh (quad) me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.



