Mile Cvetanovski është tronditur kur e ka njoftuar banka se nuk mund ta merr pensionin e tij sepse llogaria e tij ishte bllokuar. Ai kishte një borxh të papaguar për një vepër të trafikut rrugor 11 vjet më parë, të cilën ai e kishte harruar në periudhën e kaluar. Shuma ishte 100 euro, por tani atij i janë marrë nga llogaria 500 euro, në emër të interesit dhe shërbimeve, transmeton Flaka.
Sipas Cvetanovski, në rastin e tij, por edhe në shumë të tjera, procedura ligjore nuk respektohet, siç është nevoja për t’u njoftuar qytetarit para tërheqjes së parave të tij, por gjithashtu sa mund të merret. Kryetari i Dhomës së Përmbaruesve i hodhi poshtë akuzat e disa qytetarëve për moskujdesin e procedurave ligjore.
Si të pasakta i vlerëson edhe pohimet se llogaritë personale të përmbaruesve rriten pa ndërprerë, dhe se pasuria e tyre rritet proporcionalisht me varfërimin e qytetarëve.
Sipas një pjese të mediave, në llogari të dhjetë përmbaruesve me të ardhura më të larta, vitin e kaluar janë derdhur 4 milionë euor. Qeveria paralajmëroi se do ti zvogëlojë harxhimet që qytetarët i paguajnë për përmbarim. Ankesat më shumë janë për harxhimet e larta, shpesh për borxhe jo shumë të rëndësishme, sidomos ndaj bankave ose për komunalitë.

