Asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit mbi gabimet skandaloze të librave të përkthyer në gjuhën shqipe të dedikuara për studentët. TV Shenja ka tentuar që të kontaktoj këtë institucion dhe të marrë një qëndrim mbi këtë çështje, megjithatë ata kanë injoruar emailin tonë nëpërmjet të cilit ne pyetëm këtë ministri se pse ka lejuar që librat në shqip të botohen nga shtëpi botuese maqedonase dhe a do të ndërmarrin masa për përmirësimin e tyre. Por, ata zgjodhën që këtyre pyetjeve t’iu përgjigjen me heshtje.
Nxënsësit dhe studentët shqiptarë viteve të fundit vazhdimisht janë përballur me literaturë shqipe e cila përmbante gabime skandaloze, përkthim jopreofesional dhe të palogjikshëm e në disa raste ata mësonin nga libra në të cilën fyeshin dhe ofendoheshin shqiptarët.
Së fundmi, gabimet të tilla skandaloze u paraqitet edhe në projektin që Qeveria, Ministria e Arsimit dhe pjesërisht edhe Minsitria e Kulturës për 2000 tituj të përkthyera, në kuadër të së cilit parashihet që 1000 tituj të përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Prej këtyre titujve, vetëm dhjetëra janë në gjuhën shqipe ndërsa edhe ata janë përkthime pa cilësi përkthimore, joprofesionale dhe thuajse të papërdorshme për akademinë dhe universitetet. Tenderi për botimin e librave në gjuhën shqipe i është ndarë shtëpisë botuese maqedonase Ars Lamina, duke anashkaluar në këtë mënyrë të gjitha shtëpitë botuese shqiptare që veprojnë në Maqedoni.