Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra sërish akuzoi ish zv kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama se janë kapur në afera korruptive.
Sipas tij, vetëm në 8 afera, ata kanë abuzuar me 1.2 mld euro, ndërsa tha se “Balluku ka administruar 12 miliardë euro taksat e shqiptarëve”.
“Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja. Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha”, tha Berisha.
Lideri i opozitë u ndal edhe në debatin brenda Partisë Demokratike dhe përjashtimin e kandidatëve për kryetar të PD.
Ai akuzoi Ervin Salianji hante dreka e darka me ata, që sipas tij, Berisha i godiste më shumë.
“Ervin Salianji u burgos sepse bëri publike një regjistrim në të cilin dëshmoi se i vëllai Fatmir Xhafës, Geron xhafa i dënuar 11 vite në Itali, vazhdonte udhëhiqte trafiqet nga Vlora. Berisha dhe PD dënoi këtë akt dhe ia doli, në të gjitha rezolutat ndërkombëtare ta shpallë Salianjin të burgosur politik sepse ishte dhe bëmë mirë. I shkova dhe në burg i jepja porosi edhe miqve të tjerë të shkojnë ta takojnë. E kam thënë dhe më parë ishte verë dhe më vjen në zyrë dhe më tha ‘më duhet këshillë e jotja më kanë ngelur 3-4 muaj për vuajtjen e dënimit dhe për të dalë më duhet të bëjë një deklaratë të deklaroj se nuk do ë vras Fatmir Xhafën…Unë i thashë mos e bëjë këtë deklaratë sepse do të thotë pranon fajësinë. Unë kam një ligj të hekurt, kurrë nuk nisem nga paragjykimi apo mosbesimi. Nuk është se ky qëndrim nuk ka probleme por është shumë herë më i mirë. Nuk kishte asnjë funksion në Kryesi të partisë dhe e kuptuam. Më thotë nuk do bësh zgjedhje sepse në diktatura opozita nuk bën zgjedhje. Jo i thashë zgjedhje do bëjmë. Vinte në mbledhje të kryesisë rregullisht, nuk shtronte asgjë të veçante. Por informacione të verifikuara ky në burg drekonte dhe darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin…Ky ishte opozitë ato ishin byrazerë të qeverisë…Gjatë verës shkonte në Qerret te Ergys Agasi….”, tha ndër të tjera Berisha.


