Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë ndaluar të gjithë vizitat për tek pacientët shtruar për shkak të parandalimit të përhapjes së gripit.
“Vizitat tek pacientët e shtruar janë të ndaluara për të parandaluar përhapjen e gripit në mjediset spitalore dhe për të respektuar me përpikëri rregullat në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, kur është e mundur.
Siç është publikuar në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik – Shkup, nga data 3 deri më 9 shkurt 2025, në vend janë raportuar 2880 raste të raportimeve grupore të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 5.1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.