Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kthyer ironinë kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale. Ky i fundit kishte postuar një foto të degës së PD-së në Tiranë në njësinë nr.1, e cila ishte e boshatisur dhe jepej ambienti për t’u shitur.
Ndërsa Bardhi ka postuar dy foto, në njërën është foto e PS-së në Cërrik që jepet me qira, ndërsa në tjetrën, një foto prej një dege të PS-së në Tiranë me posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur.
“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”- shkruan Bardhi.