Për shfaqjen e fëmijëve me uniformë të UÇK-së dhe me armë plastike në duar, në manifestimit e 28 Nëntorit në shkollën “7 marsi” në fshatin Çellopek, përgjegjësi do të mbajë një prej mësueseve që ka organizuar ngjarjen. Për këtë tregoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, e cila tha se Inspektorati i Arsimit ka konstatuar parregullsi.
“Raporti për mbikëqyrjen në Çollopek është kryer. Inspektorët kanë konstatuar parregullsi, për çka përgjegjësi do të mbajë njëra nga mësueset që ka qenë organizuese e manifestimit, për këtë do të informohen edhe drejtori edhe kryetari i Komunës që të veprojnë sipas ligjit, por ajo që sipas meje është më e rëndësishme është se në këtë shkollë, por edhe në disa të tjera ku kemi pasur raportime për parregullsi, ku sinqerisht nuk janë konstatuar parregullsi, por ka pasur një lloj revolte, ne do të zhvillojmë trajnime për bashkëjetesën, multikulturalizmin, multietnicitetin dhe për këtë do të kërkojmë mbështetje edhe nga OSBE-ja”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit, transmeton TV21.