Nën ndikimin e një lugine frontale me ajër më të freskët në lartësi, që ndodhet mbi rajonin tonë të Evropës, në Maqedoninë e Veriut pritet destabilizim lokal i atmosferës gjatë ditëve në vijim.
Këto kushte do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive me rrebeshe shiu, bubullima dhe erë të fortë – kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Në disa zona, proceset atmosferike do të jenë të fuqishme dhe në formë të motit të keq, të shoqëruara me:
Rrebeshe intensive shiu
Shkarkesa të forta elektrike
Erëra të fuqishme
Mundësi për breshër me përmasa të mëdha
Edhe në pjesë të rajonit të Shkupit, sidomos nga dita e enjte, më 5 qershor, pritet të ketë zhvillim të vranësirave me shi të rrëmbyeshëm dhe mot të paqëndrueshëm.
Paralajmërim për qytetarët:
Për shkak të atmosferës së ngrohtë dhe të ngarkuar me energji, rreziqet janë të pranishme dhe u bëhet thirrje qytetarëve që:
Të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë motit të keq,
Të mos qëndrojnë nën pemë të vetmuara gjatë shkarkesave elektrike,
Të parkojnë automjetet larg pemëve, për të shmangur rreziqet nga era e fortë dhe thyerja e degëve.
Temperaturat do të mbeten të pandryshuara deri në fund të javës, por paqëndrueshmëria atmosferike do të jetë prezente në shumë zona të vendit, njoftoi meteorolgu Sllavço Janevski.(INA)